Lajme nga Bota

Arratisja si nëpër filma e trafikantit të drogës, doli nga qelia përmes tubit të ujërave të zeza

Arratisja si nëpër filma e trafikantit të drogës, doli nga

Një trafikant droge i dënuar me vdekje është arratisur nga burgu në periferi të kryeqytetit të Indonezisë, Xhakarta.

Cai Changpan, 37 vjeç, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike ka hapur një vimë nga qelia e tij në sistemin e ujërave të zeza, përmes të cilit ka dalë jashtë.

“Reuters” shkruan se shoku i 37-vjeçarit të arratisur, Yunus ka dëshmuar se, Cai Changpan e kishte planifikuar arratisjen për pesë deri në gjashtë muaj dhe kishte përdorur mjete nga një projekt ndërtimi në kuzhinën e burgut për të gërmuar.

Zëdhënësi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në Indonezi, Rika Aprianti ka thënë për mediat se trafikanti, i cili gjithashtu përdor emrin Cai Ji Fan, kishte caktuar kohën e arratisjes gjatë ndërrimit të rojeve.

Cai Changpan shkruan “Reuters” është dënuar me vdekje në vitin 2017 për trafikimin e 135 kg metamorfine kristal. Ndërkohë një hetim policor kishte gjetur 70 kg metamorfinë të fshehura në pajisjet e pastrimit të pulave.

Cai, ka dëshmuar në polici se  kishte dalë edhe më parë nga një qendër ndalimi policie në Xhakartë në 2017-ën përmes një vrime që kishte hapur në një mur në tualet. Policia e vendosi atë në listën e personave më të kërkuar.