Lajme nga Bota

Arrestohet gruaja e opozitarit rus Alexey Navalny dhe poston foto nga makina e policisë: Na falni për errësirën

Arrestohet gruaja e opozitarit rus Alexey Navalny dhe poston foto nga makina e

Pas arrestimit të kryeopozitarit rus Alexey Navalny, në Moskë kanë shpërthyer protestat e dhunshme dhe policia ka arrestuar me dhjetëra qytetarë, mes tyre edhe Yulia-n, gruan e Navalny. 

Arrestohet gruaja e opozitarit rus Alexey Navalny dhe poston foto nga makina e

Ajo ka postuar vetë një foto në gjysmë errësirë ku shkruan: Na falni për errësirën po s`ka dritë këtu në kamionçinë.

Alexey Navalny u helmua gjatë një fluturimi, qëndroi disa kohë në koma, u nis për kurim në Gjermani dhe pasi u përmend akuzoi kundërshtarët politikë për këtë ngjarje. 

Pas deklaratës së tij u ndalua nga Policia sapo mbërriti në Moskë. Ende nuk ka një sqarim zyrtar për arsyen e arrestimit të tij.