Lajme nga Bota

Arsyet përse duhet të shprehni mirënjohje çdo ditë

Arsyet përse duhet të shprehni mirënjohje çdo ditë

Kushdo që ka qenë në terapi ndoshta është njohur me ushtrimin "Tri gjëra të mira" ose ndërhyrjet që synojnë të rrisin mirënjohjen.

Ushtrimi “Tri gjërat e mira” u kërkon njerëzve të shkruajnë tre gjëra që i kanë shkuar mirë çdo ditë dhe të reflektojnë se pse ndodhën këto të mira. Është një teknikë që ka treguar se të rrit psikologjikisht dhe ul simptomat e depresionit.

Në fakt, një studim thekson sesa të rëndësishme mund të jenë shprehjet e mirënjohjes për shëndetin tonë shoqëror, emocional dhe fizik. Dhe për këtë shkencëtarët kanë zbuluar se:

-Mirënjohja lehtëson mirëqenien sociale. Studimet kanë treguar se ndërhyrjet e mirënjohjes të tilla si reflektimi në ngjarje pozitive ditore ose mbajtja e një ditari mirënjohjeje mund të lehtësojnë mirëqenien sociale. Një studim i vitit 2016 zbuloi se mbajtja e një ditari mirënjohje rriti ndjenjën e përkatësisë së studentëve. Një studim tjetër zbuloi se shprehjet e mirënjohjes nga menaxherët, motivojnë punonjësit të jenë më produktivë në punën e tyre të përditshme.

-Mirënjohja rrit mirëqenien emocionale. Studimet kanë treguar një lidhje pozitive midis shprehjeve të mirënjohjes dhe gjendjeve pozitive emocionale të tilla si lumturia, kënaqësia nga jeta. Një tjetër studim zbuloi se një ndërhyrje mirënjohjeje përmirësoi lumturinë.

-Mirënjohja përmirëson shëndetin fizik. Studime të shumta kanë ekzaminuar marrëdhëniet midis mirënjohjes dhe shëndetit fizik siç janë shëndeti kardiovaskular, stresi dhe inflamacioni, perceptimi i dhimbjes dhe gjumi. Një studim zbuloi se mbajtja e një ditari mirënjohjeje përmirësoi presionin diastolik të gjakut. Një studim tjetër zbuloi se përqendrimi te gjërat për të qenë mirënjohës para gjumit çdo natë rrit qetësinë para gjumit. Megjithatë, një studim tjetër zbuloi se njerëzit që mbajtën një ditar mirënjohjeje për 14 ditë raportuan më pak dhimbje koke, lëkurë më të pastër dhe më pak dhimbje stomaku.

 

"Gjatë një marrëdhënieje, shumica e çifteve përjetojnë rënie të kënaqësisë seksuale, dhe kështu relacionale," deklarojnë autorët e hulumtimit, të udhëhequr nga Ashlyn Brady i Universitetit të Karolinës së Veriut në Greensboro. "Ne parashikuam që mirënjohja do të rriste 'forcën seksuale komunale' - domethënë shkallën në të cilën njerëzit janë të motivuar të përgjigjen ndaj nevojave seksuale të partnerit të tyre - sepse mirënjohja i motivon partnerët të mbajnë marrëdhënie të ngushta. Këto parashikime u mbështetën"

Mbajtja e një ditari mirënjohjeje ose përfundimi i ditës tuaj me ushtrimin “Tri gjërat e mira” është një mënyrë e shkëlqyer për të sjellë më shumë mirënjohje në jetën tuaj. Dhe shprehjet e mirënjohjes mund të vijnë në çdo formë. Ato mund t'i drejtohen një personi ose një problemi ose sfide me të cilën po përballeni. Për shembull, një studim i fundit i botuar në revistën Psikologjia Pozitive zbuloi se përshtatja e ushtrimit “Tri gjëra të mira” për t'u përqëndruar posaçërisht në mirënjohjen financiare rezultoi në rritje të lumturisë dhe kënaqësisë financiare.

Gjëja kryesore është që ju të gjeni kohë për të shprehur mirënjohje çdo ditë. Mendja, trupi dhe shpirti juaj do t’ju jenë mirënjohës.

*Artikulli i marrë nga Psychology Today. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.