Lajme nga Bota

As Koreja e Veriut nuk i shpëton Covid-it. Hyjnë rastet e para zyrtare

As Koreja e Veriut nuk i shpëton Covid-it. Hyjnë rastet e para zyrtare

Koreja e Veriut ka urdhëruar një bllokim total kombëtar, pasi konfirmoi rastet e para zyrtare me Covid-19. Mediat shtetërore kanë raportuar për një shpërthim të variantit Omicron në kryeqytetin, Phenian, por nuk kanë deklaruar numrin e rasteve.

Udhëheqësi Kim Jong-un u zotua të zhdukë shpërthimin, të cilin e quajti një 'emergjencë të rëndë kombëtare'.

Megjithatë vëzhguesit besojnë se virusi ka qenë prej kohësh i pranishëm në vend. Problemi më i madh duket se mbetet mungesa e vaksinimit. Koreja e Veriut ka refuzuar ta vaksinojë popullsinë.

Koreja e Veriut ka refuzuar ofertat nga komuniteti ndërkombëtar për t`u furnizuar me miliona AstraZeneca dhe Sinovac të prodhuara në Kinë vitin e kaluar.

Strategjia kryesore e Koresë së Veriut për të luftuar Covid-in ka qenë mbyllja e kufijve të jashtëm që prej janarit të 2020-ës. Por kjo ka ndaluar gjithashtu furnizimet thelbësore që të hyjnë në vend, gjë që ka çuar në mungesa ushqimore dhe një ekonomi në rënie.