Asgjë e re nga fjalimi i Putinit në Ditën e Fitores!

E Hënë 9 Maj 2022, 09:51
TiranaPost
Putin e mbajti fjalimin që deri pak minuta më parë konsiderohej “I madh”. Media e analiza të ndryshme aluduan mbi mundësitë që Putin t`i shpallte zyrtarisht luftën e përgjithshme Ukrainës (pasi deri tani e ka quajtur operacion special). Të tjerë thanë se mund të shpallte Luftën e Tretë Botërore, por asgjë nga këto nuk ndodhi.
Putin e nisi fjalën e tij duke treguar se sa e rëndësishme ishte ndërhyrja në Ukrainë. Ai tha se NATO prej kohësh po e destabilizonte situatën dhe përbënte kërcënim për Rusinë dhe se vendimi i ndërhyrjes ishte i duhuri dhe në kohën e duhur. Mbajti një minutë heshtje për ushtarët e rënë në luftë dhe kaq.
Nuk pritej sigurisht të shpallte fundit e luftës apo fitoren dhe nuk ndodhi as kjo.