Lajme nga Bota

Ashpërsohen masat anti-Covid në Austri: Distanca nga tjetri jo më një metër, zgjatet bllokimi

Ashpërsohen masat anti-Covid në Austri: Distanca nga tjetri jo më

Bllokimi në Austri është zgjatur deri me datë 7 shkurt, në një përpjekje për të ulur shifrat e larta me të infektuar me koronavirus. Ekspertët shëndetësore austriakë shqetësohen për ndikimin e varianteve të reja të koronavirusit që përhapen më shpejt se të tjerat në qarkullim.

Kancelari Sebastian Kurz njoftoi ditën e sotme se rregullat e distancimit do të ashpërsohen. Qytetarëve austriakë u kërkohet që të qëndrojnë jo 1, por dy metër larg njëri tjetrit, ndërsa do duhet të mbajnë maskë në transportet publke dhe brenda dyqaneve, dhe jo thjesht një shall që mbulon pjesën e hundës dhe gojës.

Ashpërsohen masat anti-Covid në Austri: Distanca nga tjetri jo më

Bllokimi aktual i Austrisë, që është i treti që nga shpërthimi i pandemisë, filloi në 26 Dhjetor dhe do të përfundonte në 24 Janar.

Sebastian Kurz tha se Austria duhet t'i afrohet sa më shumë një niveli infeksioni prej 50 rastesh të reja për 100,000 banorë gjatë 7 ditëve të ardhshme. Shifra aktualisht qëndron në 131 për 100,000 banorë. Ai tha se plani është të rihapen dyqanet. shkollat dhe shërbime të tjera të tilla si qendrat estetike më 8 shkurt.

Por ai theksoi se nuk do të jetë e mundur të rihapen restorantet dhe hotelet në muajin që vjen.

*Reuters/ Tiranapost.al.