Lajme nga Bota

Çasti dramatik kur super tajfuni shemb urën në Vietnam dhe fjalët e motoristit që shpëtoi për një fije peri

Çasti dramatik kur super tajfuni shemb urën në Vietnam dhe

Ky është çasti kur super tajfuni Yagi shkatërron urën e Vietnamit. Që prej të shtunës, kur tajfuni ka goditur Vietnamin, ka marrë 60 jetë njerëzish.


Stuhia më e fuqishme e Vietnamit në 30 vitet e fundit ka bërë dëme të mëdha në veriun e vendit, duke lënë 1.5 milionë njerëz pa energji elektrike.

Edhe pse tani është dobësuar, autoritetet kanë paralajmëruar se Yagi do të vijojë të jetë me rrezik teksa lëviz drejt perëndimit.

Më shumë se 240 njerëz janë lënduar nga tajfuni, i cili solli erëra deri në 203 km/h.

Dhjetë makina dhe dy skutera ranë në lumin e Kuq pas shembjes së urës Phong Chau. 3 persona arritën të nxirreshin të gjallë nga lumi.

Nguyen Minh Hai, zotëria mbi motoçikletë tha:

“Isha shumë i frikësuar. Ndihem sikur sapo i kam shpëtuar vdekjes. Nuk di të notoj dhe mendova se do të kisha vdekur nëse do të bija brenda në ujë”.

Një pjesë e strukturës prej 375 metrash është ende në këmbë dhe ushtria është udhëzuar të ndërtojë një urë ponton përgjatë hendekut sa më shpejt të jetë e mundur.