Lajme nga Bota

AstraZeneca aplikon për autorizimin  e vaksinës nga BE

AstraZeneca aplikon për autorizimin  e vaksinës nga BE

AstraZeneca ka aplikuar në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) të Bashkimi Evropian për autorizimin e vaksinës anti-Covid.

Pas aplikimit EMA ka deklaruar se opinionin për autorizim të kushtëzuar të vaksinës mund ta japë më 29 janar.

Lidhur me lajmin ka reaguar edhe Ursula von der Lyen. Përmes një postimi në Tëitter Presidentja e Komisionit Europian e ka cilësuar këtë një lajm të mirë dhe shprehet se sapo vaksina të marrë një mendim pozitiv shkencor do të punohet me shpejtësi të plotë për të autorizuar përdorimin e saj në Evropë.

AstraZeneca ka zhvilluar vaksinën në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

“Lajmi mirë! Astra Zeneca ka aplikuar në EMA për të marrë autorizimin e vaksinës së saj në BE.  EMA do të vlerësojë sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës. Sapo vaksina të marrë një mendim pozitiv shkencor, ne do të punojmë me shpejtësi të plotë për të autorizuar përdorimin e saj në Evropë”, shkruan Ursula von der Lyen.