Lajme nga Bota

Ata që vaksinohen mbrohen vetë por mund ta transmetojnë, çfarë sugjeron eksperti britanik

Ata që vaksinohen mbrohen vetë por mund ta transmetojnë,

Ata që e kanë bërë vaksinën anti-koronavirusit mund ta transmetojnë tek të tjerët. Për këtë arsye ata duhet të vazhdojnë të ndjekin rregullat. Këtë paralajmëron eksperti dhe zv/shefi mjekësor në Britani. 

Në një artikull të Sunday Telegraph, eksperti Jonathan Van-Tam thekson se shkencëtarët nuk e dinë ende ndikimin e vaksinës në transmetimin e virusit. Ai tha se vaksinat ofrojnë shpresë por shkalla e infeksionit duhet të ulet sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas tij asnjë vaksinë nuk ka qenë kurrë 100% efektive, kështu që nuk ka mbrojtje të garantuar. Eksperti beson se virusi transmetohet dy deri në tre javë pas vaksinës. 

'Mendoj se duhet ë vazhdojë bllokimi për të paktën tre javë, pasi të kemi një përgjigje imune të plotë tek njerëzit e moshuar. Edhe pasi të keni marrë të dyja dozat e vaksinës, ju përsëri mund t'i transmetoni Covid-19 dikujt tjetër dhe zinxhirët e transmetimit do të vazhdojnë më tej. Nëse ndryshoni sjelljen tuaj, ju akoma mund të përhapni virusin, duke mbajtur numrin e rasteve të larta dhe duke vënë në rrezik të tjerët që gjithashtu kanë nevojë për vaksinën por duhet të presin në radhë".

Këtë javë, mjekët u bënë thirrje zyrtarëve shëndetësorë në Angli të shkurtojnë hendekun midis dozave të para dhe të dyta të vaksinës Pfizer-BioNTech. Pritja maksimale u zgjat nga tre në 12 javë. Më shumë se 5.8 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

*Tiranapost.al