Atletet më të mira për ata që e kanë nisur vitin me vrap!

Nëse vrapimi është në axhendën e gjërave për t'u bërë në këtë vit të ri, atletet janë kryesoret për të cilat duhet të mendoni më shumë sesa veshja. Dizajni dhe materiali kanë shumë rëndësi që këmba të ndihet e rehatshme, pa lëndime dhe që stërvitja të shkojë mirë, në vend që të kthehet në stres. Kompania Saycony këshillon që atletet të ndërrohen apo zëvendësohen çdo 300-500 milje në varësi të ecjes tuaj.
Një mënyrë tjetër për të vlerësuar nëse është koha për një palë të reja është pyetja: ‘A ju dhembin gjunjët ose këmbët një ditë pas vrapimit të gjatë? A keni ndjesi të ngurtësisë në këmbë ditën e një seance stërvitore'?
Nëse përgjigjet janë po, ndoshta është koha për një azhurnim. Marka e atleteve sportive thotë të dëgjojmë se çfarë po na thotë trupi.
Më poshtë keni disa nga varianetet më të mira në treg për atletet që duhen në vrapim:
HOKA One One Challenger ATR 5 Tail Running Shoes
Vivo Barefoot Primus Lite II Recycled
*Metro/ Tiranapost.al.