Lajme nga Bota

Atletja bjelloruse u urdhërua të kthehet në Minsk, ajo refuzon të hipë në avion dhe kërkon ndihmën e Policisë! Nesër do të aplikojë për azil

Atletja bjelloruse u urdhërua të kthehet në Minsk, ajo refuzon

Një atlete bjelloruse ka deklaruar për “Reuters” se ajo është dërguar drejt aeportit për t’u kthyer në Minsk nga Lojërat Olimpike të Tokjos, pasi iu ankua trajnerëve të saj në lidhje me kushtet dhe trajtimin e sportistëve.

Krystsina Tsimanouskaya e cila do të garonte nesër në 200 metërshin e grave ka kërkuar mbrojtjen e policisë japoneze dhe ka deklaruar se nuk ka ndërmend që të hipë në avionin e kthimit.

“Nuk do të kthehem në Bjellorusi”- ka thënë ajo në një mesazh në Telegram.

Komiteti Olimpik Bjellorus ka thënë në një deklaratë se vendimi për të tërhequr Tsimanouskaya-n nga gara ka ardhur si pasojë e këshillave mjekësore që kanë vlerësuar se 24-vjeçarja nuk është në “gjendjen e duhur emocionale për të marrë pjesë” në Lojërat Olimpike.

Gazetarët që kanë qenë në aeroportin e Tokjos raportojnë se atletja i kërkoi ndihmë Policisë dhe qëndroi pranë tyre për të mos u detyruar që të fluturojë në Minsk.

Atletja bjelloruse u urdhërua të kthehet në Minsk, ajo refuzonAtletja e marrë në mbrojtjen e policisë japoneze

Ditën e djeshme ajo kishte bërë stërvitje me ekipin, por pasi u ankua në rrjetet sociale për mungesën e vëmëndjes ndaj sportistëve nga ana e trajnerëve ditën e sotme u detyrua të largohej. Konkretisht ajo ishte ankuar se disa atlete të cilat nuk ishin stërvitur për të marrë pjesë në garën 400 x 4, ishin regjistruar për këtë kompeticion pa vullnetin e tyre.

“Fola për këtë situatë hapur. Trajneri më erdhi dhe më tha se është vendosur nga lart që unë të largohem”- ka thënë atletja për “Reuters”.

Atletja bjelloruse u urdhërua të kthehet në Minsk, ajo refuzon

Nesër pritet që e reja të kërkojë azil politik në ambasadën e Gjermanisë ose të Austrisë në Tokio.

Tiranapost.al