Lajme nga Bota

Atletet e Edi Ramës fusin në analizë mediat e huaja! Si dhe pse po e përdor kryeministri shqiptar look-un e tij

Atletet e Edi Ramës fusin në analizë mediat e huaja! Si dhe pse

Edi Rama ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me veshjen e tij në takimet zyrtare ndërkombëtare. Por sot, atletet e tij të bardha në samitin e NATO-s në SHBA janë komentuar gjerë e gjatë në mediat e italiane, dhe disa kanë analizuar se cili është mesazhi që kryeministri do të japë me look-un e tij.

Disa thonë se Rama vishet sportiv për të treguar që vendi i tij është dinamik dhe ecën me kohën. Ndërsa të tjerë thonë që ai dëshiron vetëm të «akreditohet» në kancelaritë evropiane si një element stabilizues.

Shkrimi i plotë i Corriere della Sera

Opozita e sulmon atë. Disa kolegë ndërkombëtarë pyesin pse, por publikisht tregojnë diplomaci. I interesuari direkt — për momentin — nuk jep shumë shpjegime zyrtare. Ose replikon me ironi. Si disa ditë më parë, gjatë darkës me mësuesit më të mirë të vendit: «Jam veshur kështu për të solidarizuar me mësuesit e edukimit fizik». E vetmja gjë e sigurt është se prej disa muajsh Edi Rama — artist, basketbollist, lider socialist dhe që nga viti 2013 kryeministër i Shqipërisë — paraqitet madje edhe në takimet institucionale me atlete sportive. I vetmi i kategorisë politike.

E ka bërë këtë edhe në samitin e fundit të Ballkanit Perëndimor në Trieste në korrikun e kaluar. Ai i shtrëngoi dorën — me Adidas-et e bardha në këmbë — homologut të tij italian Paolo Gentiloni (gjë që nuk e përsëriti megjithatë në vizitën e tetorit në Romë). Me të njëjtat atlete ai gjithashtu u takua me presidentin francez Emmanuel Macron. Me një palë tjetër, këtë herë me ngjyrë të zezë, u pa në një takim të liderëve të Ballkanit në Bruksel me përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, Federica Mogherini. Qoftë kur pozon me liderët evropianë — përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel — ose intervistohet nga programet televizive më të ndjekura të «Vendit të shqiponjave» ose raporton në Parlament, kryeministri shqiptar mban (pothuajse) gjithmonë atlete sportive.

Hipotezat

Analistët politikë të Ballkanit janë të shfrenuar me teoritë e tyre. Disa thonë se Edi Rama, 60 vjeç, dëshiron të transmetojë imazhin e një vendi dinamik dhe që ecën me kohën. Ndërsa të tjerë thonë se ai dëshiron vetëm të «akreditohet» në kancelaritë evropiane si një element stabilizues.