Lajme nga Bota

Australia nuk i hap kufijtë deri në 2022-shin, por ja çfarë ka menduar për të rritur turizmin vendas

Australia nuk i hap kufijtë deri në 2022-shin, por ja

Linja ajrore Qantas do të rinisë me 'fluturimet misterioze' në përpjekje për të rritur turizmin e brendshëm në gjithë Australinë dhe të rinkthyer nostalgjnë. Fluturimet ditore, ku pasagjerët nuk e dinë destinacionin e tyre u lancuan për herë të parë në vitet 1990.

Linjat ajrore australiane po mendojnë strategji të ndryshme për të trajtuar uljen e numrit të udhëtimeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Kompania Thai Airëays ka njoftuar këtë javë se do të shkurtojë me 50% vendet e punës për shkak humbjeve ekonomike.

Qantas ishte një nga linjat e para ajrore që ofroi fluturime që pasagjerët nuk e dinë. Avionët ngrihen dhe ulen në të njëjtin aeroport brenda ditës.

Fluturimet do të kryhen në njërin nga tre avionët Qantas Boeing 737 nga Brisbane, Melbourne ose Sidney me çmime ekonomike që fillojnë nga 737 dollarë.

Paketa gjatë gjithë ditës përfshin aktivitete që variojnë nga plazhet tropikale tek drekat.

Kufijtë e Australisë nuk ka gjasa të rihapen deri në vitin 2022 ndërsa linja ajrore i ka bërë thirrje qeverisë të ecë me ritme më të shpejta për vaksinimin, për më shumë siguri në udhëtime.

*Tiranapost.al.