Australia planifikon të ndalojë fëmijët të përdorin rrjetet sociale
E Martë 10 Shtator 2024, 19:41
TiranaPost
Kryeministri australian, Anthony Albanese njoftoi të martën se qeveria e tij planifikon të ndalojë fëmijët të përdorin mediat sociale.
Në një deklaratë, Kryeministri Albanese tha se qeveria e tij do të prezantojë legjislacionin këtë vit për të zbatuar një moshë minimale për akses në mediat sociale dhe platforma të tjera dixhitale përkatëse.
“Ne e dimë se mediat sociale po shkaktojnë dëm social dhe po i largojnë fëmijët nga miqtë e vërtetë dhe përvojat reale”, tha Kryeministri.
Megjithatë, ai nuk ndau detaje të mëtejshme rreth kufirit të moshës për fëmijët që nuk do të lejohen të përdorin rrjetet sociale.