Lajme nga Bota

Austria forcon masat anti-Covid: të pavaksinuarit do të qëndrojnë në izolim

Austria forcon masat anti-Covid: të pavaksinuarit do të

Izolimi i katërt kombëtar në Austri për të mbajtur në kontroll pandeminë, do të përfundojë të dielën por jo për të pavaksinuarit.

Këtë lajm ka dhënë kancelari Karl Nehammer ditën e sotme.

Nehammer tha se përfundimi i izolimit do të nënkuptojë hapje shumë të kujdesshme, duke nënkuptuar se disa masa, si mbajtja e maskës në transport publik, brenda dyqaneve apo hapësira publike, do të mbetet në fuqi edhe për të vaksinuarit ose ata që u shëruan nga COVID-19.

Po ashtu në vend do të hyjë në fuqi ora policore nga ora 23 për restorantet dhe numri i njerëzve që do të lejohen të ndjekin ngjarjet kulturore do të jetë i limituar.

Masa më të ashpra do të zbatohen varësisht nga rajonet sidomos ato të prekura më shumë nga pandemia, shtoi Nehammer.

Ai theksoi se qytetarët e pavaksinuar do të mund të përfundojnë izolimin menjëherë pasi të marrin vaksinën, por pranoi se “ka shumë punë që të bindën ata të cilët ende nuk janë vaksinuar”.

“Izolimi për të pavaksinuarit vazhdon. Po ashtu e kuptoj që njerëzit të cilët prekën nga kjo ndihen të zemëruar”, tha Nehammer para gazetarëve.

Austria ka përqindje relativisht të ulët të vaksinimit në Evropën Perëndimore me vetëm 67.7% të të vaksinuarve. Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar për disa ditë rresht në Austri kundër izolimit dhe detyrimit për vaksinim.

Tiranapost.al