Lajme nga Bota

Austria mbyllet për tre javë duke nisur nga sot

Austria mbyllet për tre javë duke nisur nga sot

Masat e pjesshme nuk rezultuan të efektshme në Austri. Kështu që sot deri në tre javë gjithçka do të jetë e mbyllur. Baret, restorantet, muzeumet, dyqanet e veshjeve dhe aksesorëve (veç atyre të ushqimeve), do të kyçen nga sot.

Kancelari Kurz tha se kjo do të jetë një periudhë e vështirë për gjithë vendin, por që do të zgjasë deri në 7 dhjetor me shpresën për të shkëputur zinxhirin e infektimeve dhe për t`i ridhënë frymë spitaleve.

Vetëm të premten e kaluar u regjistruan mbi 9500 raste të reja.

Masa bllokimi mori ditën e djeshme edhe Suedia që deri tani kishte refuzuar të dorëzohej para virusit duke shpresuar imunitetin e tufës.