Lajme nga Bota

Austria vendos mbyllje të dytë kombëtare deri me 6 dhjetor

Austria vendos mbyllje të dytë kombëtare deri me 6 dhjetor

Austria ka vendosur masën e mbylljes kombëtare në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë e Covid-19.  Lajmin e bëri me dije kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz i cili përmes një konference u kërkoi austriakëve që të mos takojnë askënd jashtë shtëpisë së tyre në një përpjekje për të frenuar një rritje të shpejtë të rasteve me koronavirusin e ri.

Kurz tha se:

-shkollat do mbyllen dhe studentët do të mësojnë nga shtëpia duke filluar nga dita e martë e javës që vjen, ditë kur hyjnë në fuqi edhe masat e tjera të tjera. 

Deri më 6 dhjetor:

-të gjitha dyqanet jo-thelbësore  në Austri do të duhet të qëndrojnë të mbyllura.

-Të gjithë qytetarëve u është thënë, që nëse ua lejojnë kushtet të punojnë nga shtëpitë.

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober deklaroi se ky është shansi i fundit për të ndaluar kolapsin e shërbimit shëndetësor. Ditën e premte Austria raportoi një numër rekord prej 9,586 të infektuarish me koronavirus. Kjo shifër ishte nëntë herë më e lartë se në kulmin e valës fillestare më parë këtë vit. Vendi ka regjistruar më shumë se 191,000 raste, që nga fillimi i pandemisë dhe 1,661 vdekje të lidhura me COVID-19.

Austria vendosi masën e bllokimit kombëtar gjatë valës së parë të pandemisë, në muajin mars.