Autoritetet e Caprit ndalojnë hyrjen e turistëve: Kemi mungesë uji
Për shkak të një dështimi të furnizimit me ujë, kryebashkiaku i Caprit në Itali, urdhëroi të shtunën pezullimin e hyrjes së turistëve në atë ishull, i cili konsiderohet si një nga më të njohurit në botë.
Pa furnizim me ujë, është e pamundur të garantohen shërbimet bazë për mijëra njerëz që vijnë në ishull çdo ditë gjatë sezonit turistik, tha kryebashkiaku Paolo Falco.
Autoritetet detare dërguan me radio tragetet dhe hidrofoilet e nisura për në Capri për t’u kthyer në porte dhe për të zbarkuar pasagjerët.
Shumica e ishujve kanë ujë vetëm nga cisternat, ndërsa disa zona në komunën e sipërme të Anacapri janë plotësisht pa ujë. Rrjeti ushqehet vetëm nga rezervuarët lokalë, të cilët thahen shpejt në mungesë të furnizimit nga kontinenti.
Çisternat e ujit pritet të mbërrijnë në ishull për të ndihmuar në funksionimin e shërbimeve thelbësore derisa të rikthehen furnizimet e rregullta nga kontinenti.