Lajme nga Bota

Autoritetet japin alarmin: Amerika, mund të ketë 20 milionë të infektuar

Autoritetet japin alarmin: Amerika, mund të ketë 20 milionë

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA ka hedhur dyshimet se numri i vërtetë i rasteve me të infektuar ka të ngjarë të jetë dhjetë herë më i lartë se shifra e raportuar.

“Llogaritja jonë më e mirë është se për çdo rast që është raportuar kanë qenë edhe dhjetë të infektuar të tjerë”, tha drejtori, Robert Redfield, duke shtuar se 5-8% e popullsisë i është ekspozuar virusit dhe u bëri thirrje amerikanëve që të ruajnë distancën fizike, të vendosin maska dhe të lajnë duart.

Teksasi ka anuluar rihapjen e ekonomisë, pasi numri i të infektuarve dhe i të shtruarve në spitale po rritet.

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar mbi 2.4 milionë raste me koronavirus dhe mbi 122,000 viktima.

Parashikimet e Universitetit të Uashingtonit janë që numri i viktimave në SHBA të arrijë deri në 180,000 deri në tetor, ose në 146,000 nëse amerikanët mbajnë maska.