Lajme nga Bota

Avancojnë shkencëtarët e Anglisë: Zbulojnë gjashtë llojet e Covid-19 dhe shenjat për secilin

Avancojnë shkencëtarët e Anglisë: Zbulojnë gjashtë

Shkencëtarët britanikë kanë zbuluar gjashtë lloje të Covid-19 me shkallë të ndryshme rrezikshmërie dhe simptomash. Zbulimi vjen nga shkencëtarët e King’s College London, që ka ngjallur jo pak frikë mes njerëzve. Por në fakt ata thonë se megjithëse mund të duket i frikshëm, gjetjet do ndihmojnë mjekët të parashikojnë me herët se cilat pacientë duhen shtruar menjëherë në spital dhe cilët nuk kanë gjasa të rrezikojnë jetën.

Në mënyrë tipike, tre simptomat kryesore të koronavirusit përfshijnë kollën, temperaturën dhe humbjen e nuhatjes.

Sidoqoftë, të dhënat nga studimi tregojnë se simptomat e Covid-19 variojnë nga dhimbja e kokës, dhimbja e muskujve, lodhja, diarreja, konfuzioni, humbja e oreksit, dhimbjet në stomak etj.

Doktoreshë Claire Steves nga King’s College London ka treguar: ‘Gjetjet na ndihmonë të monitorojmë ata që kanë vërtetë nevojë për trajtim spitalor. Nëse mjekët do njohin këto gjashtë lloj virusesh me shenjat përkatëse do arrijnë shumë më herët tu japin ndihmën e parë të infektuarve në nevojë, si asistimi me oksigjen etj. Ndërsa të tjerët mund të shërohen thjesht duke u kujdesur për veten në shtëpi. Kështu nuk mbingarkohen as spitalet dhe të sëmurët kritikë marrin ndihmën e duhur dhe të shpejtë’.

Zbulimi i këtyre gjashtë grupeve të ndryshme u arrit pasi shkencëtarët përdorën një algoritëm nga aplikacionet për koronavirusin si dhe duke analizuar të dhënat nga rreth 1600 persona në Britani dhe Amerikë, të infektuar me koronavirus.

Studimin e plotë mund ta lexoni në versionin origjinal në këtë link.

Ndërkaq më poshtë keni tabelën me llojet e koronaviruseve dhe simptomat.

Avancojnë shkencëtarët e Anglisë: Zbulojnë gjashtë