Avioni në SHBA bën ulje emergjente pasi një person kërcënoi me thikë pasagjerët

E Shtunë 12 Nëntor 2022, 13:55
TiranaPost
Një avion që fluturonte nga Cincinnati drejt Tampas në SHBA u detyrua të bënte ulje emergjente pasi një person kërcënoi pasagjerët me thikë.
Tim Turner, një zëdhënës i aeroportit të Atlantës, tha se pasagjeri i paidentifikuar kishte kërcënuar se do të godiste me thikë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në aeroplan.
Nuk ishte menjëherë e qartë se si burri kishte mundur të fuste një mjet prerës në aeroplan.
Nuk pati asnjë person të lënduar