Lajme nga Bota

Avioni rus përplaset me dronin amerikan mbi Detin e Zi

Avioni rus përplaset me dronin amerikan mbi Detin e Zi
Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgues pa pilot të Shteteve të Bashkuara mbi Detin e Zi, tha ushtria amerikane.

SHBA-ja tha se droni po kryente një operacion rutinë në hapësirën ndërkombëtare kur dy avionë luftarakë rusë tentuan që ta pengonin,.

“Droni ynë i llojit MQ-9 ishte duke kryer një operacion rutinë në hapësirën ndërkombëtare kur u pengua dhe u godit nga avioni rus, duke shkaktuar në rrëzimin dhe shkatërrimin e plotë të dronit MQ-9”, tha gjenerali i forcave ajrore amerikane, James Hecker.

Ushtria amerikane tha se “ky ishte një veprim joprofesional dhe i pasigurt i rusëve”.

Hecker tha se në incident u përfshin dy avionë rusë të llojit Su-27.

Incidenti ka ndodhur në orën 07:03 të së martën dhe ka detyruar ushtrinë amerikane që ta rrëzojë dronin e saj “në ujërat ndërkombëtare”.

Hecker tha se avionët e SHBA-së dhe të aleatëve “do të vazhdojnë të operojnë në hapësirën ndërkombëtare” dhe i bëri thirrje rusëve “që të sillen në mënyrë të sigurt dhe profesionale”.