Lajme nga Bota

Avokati i Diego Maradonës ngre dyshime për vdekjen e tij: Është e pashpjegueshme që për 12 orë shoku im nuk kishte përkujdesje

Avokati i Diego Maradonës ngre dyshime për vdekjen e tij:

Bota humbi dje një nga legjendat e futbollit, Diego Maradonën, fjalët e të cilin ishin drejtuar nipit të tij se nuk ndihej mirë, para se të pësonte atak kardiak. Ai kishte dalë nga spitali vetëm 2 javë më parë, pas një operacioni në tru për shkak të një trompoze, ndërsa në shtëpinë e tij qëndronte stafi mjekësor.

Të afërmit e tij kanë ngritur dyshime se nëse mund të veprohej me shpejtësi, Maradona sot mund të ishte ende gjallë.

Avokati i Diego Maradonës ngre dyshime për vdekjen e tij:

Kunati, njëkohësisht dhe avokati tij, Matias Marlo, kërkon që të fillojnë hetime mbi vdekjen e legjendës së futbollit, ndërsa me një postim në Tëitter shkruan se në 12 orët e fundit të Maradonës ai ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur është njoftuar ambulanca, ka ardhur me gjysmë ore vonesë.

“Sa i përket raportit të Prokurorisë Publike të San Isidro, është e pashpjegueshme që për 12 orë shoku im nuk kishte përkujdesje ose kontrolle nga personeli shëndetësor i dedikuar për këto qëllime. Ky fakt nuk duhet të neglizhohet dhe unë do të kërkoj që pasojat e kësaj vdekje të hetohen deri në fund”, shkruan Marlo.

Avokati i Diego Maradonës ngre dyshime për vdekjen e tij:

Ai ka publikuar dhe mesazhin e fundit të Maradonës: “Ti je ushtari im, vepro pa mëshirë”. Dhe më pas lamtumirën për mikun e tij: “Sot është një ditë dhimbjeje e thellë, trishtimi dhe reflektimi. Ndiej në zemrën time largimin e mikut tim, të cilin e kam nderuar me besnikërinë dhe mbështetjen time deri në ditët e fundit të tij.

Maratona u nda nga jeta mëngjesin e djeshëm në moshën 60-vjeçare.