Babai i fik internetin, 13-vjeçarja në Bari e denoncon për keqtrajtim

E Mërkurë 29 Janar 2025, 11:19
TiranaPost
Ka ndodhur në Bari. Një 13-vjeçare ka denoncuar babain e saj në polici me akuzën për keqtrajtimin. Arsyeja është se ai i ka fikur internetin.
Pas një debati atë e bijë, ai si ndëshkim i ka fikur internetin. Vajza ka telefonuar 114-ën, linjë emergjence për fëmijët.
Sipas ligjit, çështja i kaloi shërbimeve sociale dhe specialistët që morën në shqyrtim këtë konflikt gjetën një varësi të fortë të vajzës me celularin. Ajo e përdorte rreth dhjetë orë në ditë. Qëndrimi i gjatë në telefon i kishte krijuar edhe probleme në shkollë, që reflektohen në rezultatet e pakënaqshme. Këto të fundit ishin edhe arsyeja e debateve me prindërit.