Lajme nga Bota

Babai i kryeministrit britanik nuk zbaton këshillat: Shkon në Greqi dhe poston në Insta

Babai i kryeministrit britanik nuk zbaton këshillat: Shkon në Greqi

Babai i Boris Johnson ka udhëtuar për në Greqi, duke injoruar udhëzimet e Zyrës së Jashtme britanike që të shmangen të gjitha udhëtimet në vende të tjera, vetëm ato urgjente për shkak të pandemisë së koronavirusit.  Por Stanley Jonson bën pjesë tek ata që vazhdojnë me planet e tyre.

Ish deputeti i partisë Tory, zbriti në Aeroportin ndërkombëtar të Athinës mbrëmë vonë, ai udhëtoi përmes Bullgarisë për shkak të ndalimit të fluturimeve me linja direkte.Më pas ai shkoi në vilën e tij pranë malit Pelion, në Greqinë Qendrore.

79 vjeçari dokumentoi udhëtimin e tij në media sociale duke postuar një video dhe selfie, ku shihet me maskë në fytyrë.

‘Unë jam në Pelion për biznes duke u përpjekur të konfirmoj pronën time për shkak të sezonit të ardhshëm turistik me leje. Më duhet të vendos masa distancuese në pronë sepse po i marrin seriozisht gjërat. Grekët po përpiqen të ndalojnë ardhjen me shumicë nga Britania, por ata ishin shumë të lumtur që unë erdha këtu’.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Arriving in Athens this evening!

A post shared by Stanley Johnson (@stanleyjohnson) on

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shadowed on arrival in Athens this evening!

A post shared by Stanley Johnson (@stanleyjohnson) on