Lajme nga Bota

Babai i kryeministrit britanik thyen rregullat që vendos djali i tij: Çfarë ka bërë nga fillimi deri tani

Babai i kryeministrit britanik thyen rregullat që vendos djali i tij:

Një popull i tërë ulet para ekranit dhe dëgjon kryeministrin teksa njofton masat e reja kundër koronavirusit, por ndoshta të parët që thyejnë rregullat janë të afërmit e kryeministrit. Rasti bën fjalë në Britani, ku babai i Boris Johnson është kapur teksa bënte pazar pa maskë në një dyqan. Qytetarët që shfaqen pa maskë gjobiten, dhenuk dihet nëse babait të Boris Johnson i ka shkuar fatura në shtëpi.

Stanley Jonson pas lajmeve të botuara në media, kërkoi ndjesë duke thënë se kishte humbur rregullat e reja, për shkak se ka qenë jashtë vendit në tre javët e fundit. Ish politikani thotë se nuk e dinte se maskat me detyrim në dyqane janë vendosur që nga data 24 korrik ndërsa së fundmi gjoba është dyfishuar në 200 paund.

Në një intervistë për Mirror, Stanley, 80 vjeç tha se ai sapo ishte kthyer në Angli, e ndërkohë u bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat lidhur me maskat dhe distancimin social.

‘Fakti që unë isha jashtë, nuk e justifikon që të mos vihem në dijeni të rregullave. Kërkoj një ndjesë’, postoi ai një status në Twitter.

Gjoba me 200 paund vlen edhe për ata që mblidhen në grup me më shumë se 6 persona.

Boris Johnson teksa njoftoi rregullat e reja tha se policia dhe autoritetet lokale do të pajisen me fonde shtesë për të monituruar dhe garantuar zbatimin e tyre.

‘Këto masa do të funksionojnë vetëm nëse njerëzit i respektojnë. Nuk ka asgjë më zhgënjyese sesa ata që sfidojnë me guxim rregullat. Pra, këto rregulla do të zbatohen dhe nëse do jetë e nevojshme do ketë ndëshkime më të rrepta’.

Babai i kryeministrit britanik thyen rregullat që vendos djali i tij:

Kjo nuk është hera e parë që babai i Kryeministrit ka dalë në titujt e gazetareve. Në muajin korrik ai shkoi në Greqi për pushime, edhe pse Zyra e Jashtme britanike bëri thirrje që udhëtimet të shmangen.

Ndërsa në muajin mars ai tha se do të injorojë këshillat e Qeverisë dhe do shkojë në lokal për të pirë diçka.

Duket se kryeministri britanik luftën më të madhe për zbatimin e rregullave e ka me të ‘vetët’.