Lajme nga Bota

Babai vret vajzën se u largua me të dashurin! Historia në Iran që po ngre vendin në këmbë dhe është ende aktuale për shqiptarët

Babai vret vajzën se u largua me të dashurin! Historia në Iran

Ndryshe nga The Guardian ne e dimë çfarë është një vrasje për nder. Jemi ende në dallgët e një shoqërie ku babai vret vajzën. Vetëm vitet e fundit sa raste baballarësh me origjinë shqiptare kemi parë të ekzekutojnë vajzat për martesat e tyre?!

Kjo ishte për parantezë të një lajmi tek 'The Guardin' për një ngjarje nga Irani, ku Romina Ashrafi u vra nga babai i saj pasi iku nga shtëpia me të dashurin. Ajo u gjet pas 5 ditësh dhe u dërgua në një stacion policie, ku policët ia dorëzuan të atit megjithëse vajza iu tha se ishte e kërcënuar dhe kishte frikën se mund të kishte të një reagim të dhunshëm nga ana e tij. Babai i saj tani ndodhet në paraburgim.

Mediat sociale në Iran po flasin shumë dhe po shprehin zemërimin për vrasjen e 14-vjeçares. Presidenti ka vendosur ta bëjë të paligjshme ‘vrasjen për nderin’.

Shahnaz Sajjadi, ndihmës i presidentit për çështjet e të drejtave të njeriut, tha se ideja që shtëpia është një vend i sigurt për fëmijët dhe gratë duhet të rishikohet dhe se krimet që ndodhin kundër grave në shoqëri janë më pak se ato që ndodhin në mjediset e shtëpisë.

"The Guardian" sqaron më tej konceptin e "vrasjes për nderin" dhe se shoqëritë tradicionale në Lindjen e Mesme, vajzat dhe gratë që arratisen nga shtëpia akuzohen se çnderojnë familjen.

/ Referuar The Guardian