Banorët e Floridës po rikthehen në shtëpitë e përmbytura
E Shtunë 12 Tetor 2024, 18:02
TiranaPost
Uragani kaloi dhe banorët e Floridës po rikthehen në shtëpitë e tyre.
Milton shkaktoi 16 viktima dhe ka shkatërruar shtëpi të tëra.
Evakuimi masiv shmangi fatalitete të tjera.
Energjia elektrike mungon ende për gati 2 milionë banorë, ndërkohë që deri të hënën e ardhshme ujin e pijshëm duhet ta ziejnë përpara përdorimit për të shmangur ndonjë infeksion.
Guvernatori Ron DeSantis paralajmëroi njerëzit që të jenë vigjilentë, duke përmendur kërcënimet e vazhdueshme që mund të vijnë nga shtyllat e rrëzuara elektrike.