Lajme nga Bota

Barcelona do të ndalojë marrjen e apartamenteve me qira ditore nga turistët për 4 vitet e ardhshme

Barcelona do të ndalojë marrjen e apartamenteve me qira ditore nga

Me fluksin e turistëve dhe marrjen e shtëpive me qira ditore, një problem ka lindur në Barcelonë, qytetin më të vizituar të Spanjës.

Kërkesa e turistëve për shtëpi rriti qiratë në përgjithësi, me 68% në 10 vitet e fundit dhe kostoja e blerjes së një shtëpie u rrit me 38%.

Të gjitha kanë shkuar në një nivel të tillë, gati të papërballueshëm.

Barcelona ka njoftuar se do të ndalojë marrjen me qira të apartamenteve për turistët deri në vitin 2028.

Do të hiqen licencat e mbi 10 mijë apartamenteve të miratuara aktualisht si qira afatshkurtra.

Ky vendim synon të normalizojë çmimet, ose të paktën të frenojë rritjen.

Kjo do të sjellë avantazhe edhe për strukturat hoteliere.