Lajme nga Bota

Bariu rezulton pozitiv me Covid, kryetari i bashkisë kujdeset për kopenë e tij

Bariu rezulton pozitiv me Covid, kryetari i bashkisë kujdeset për

Kryebashkiaku i Petrosino, Gaspare Giacalone pas një telefonate nga një qytetar i tij që rezultoi pozitiv me Covid-19, i ka ardhur në ndihmë duke u kujdesur për kopenë.

Petrosino është një qytet me pak më shumë se tetë mijë banorë në provincën e Trapani në Itali.

Giacalone mori një telefonatë me një kërkesë për ndihmë nga banori, i cili nuk e mendoi dy herë dhe vendosi t’i vinte në ndihmë për të ruajtur kopenë e deleve.  Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku shkruan se ndërsa Antonio po qëndron në shtëpi, ai po i jep njëfarë ngushëllimi dhe mbështetjeje duke e ndihmuar për të gjetur një zgjidhje.

“Këtë mëngjes më gjeni mes deleve, qengjave dhe dhive, sepse bariu Antonio, më thirri i dëshpëruar për ta ndihmuar. Ai sapo ka mësuar se është infektuar bashkë me familjen e tij dhe nuk ka askënd që të kujdeset për kopenë. Unë menjëherë vrapova për ta ndihmuar. Ai po qëndron në shtëpi ndërsa unë përpiqem t’i jap një farë ngushëllimi dhe mbështetje me telefon duke e ndihmuar për të gjetur një zgjidhje.

Antonio e do punën e tij, ka gjithë jetën e tij që ruan delet dhe nuk dëshiron që t’i braktisë. Unë nuk e kisha menduar kurrë se të jesh Kryetar Bashkie ishte e gjitha nder dhe lavdi. Po i vë këmbët në tokë të lagura nga djersa, ku ka punë dhe sakrifica. Aty ku ka vuajtje dhe nevojë. Sot ndihem pak më shumë Kryetar Bashkie se herët e tjera”, shkruan kryebashkiaku Gaspare Giacalone.

*Artikulli i marrë nga Repubblica.it. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.