Lajme nga Bota

BE bën gati padinë kundër AstraZeneca-s për mos dërgimin e vaksinave anti-COVID

BE bën gati padinë kundër AstraZeneca-s për mos

Komisioni Europian ka njoftuar ditën e sotme se po përgatit një padi kundër kompanisë AstraZeneca e cila kishte firmosur një marrëveshje me BE për dorëzimin e 100 milion dozave të vaksinës anti-COVID në tre-mujorin e parë të këtij viti, por arriti të dërgonte vetëm 30 milion të tilla.

Komisioni ka njoftuar edhe ambasadorët e të gjithë vendeve anëtare për të mbështetur me ekspertizën e tyre ligjore në përpilimin e padisë si dhe në procesin e mëpasshëm gjyqësor.

Sipas POLITICO, pritet që padia të depozitohet në Gjykatat Ndërkombëtare deri në fund të kësaj jave.

Kujtojmë se mos dorëzimi i 70 milion dozave zhytën BE në një tjetër valë pandemike e cila risolli “lockdown” të plotë në Francë dhe në Gjermani, si dhe vuri në dyshim realizimin e objektivit për vaksinimin e plotë të europianëve përpara Shtatorit me qëllim shmangien e një tjetër vale pandemike me sezonin tjetër gripal.

Pikërisht në përgjigje të kësaj vonese të AstraZeneca-s, është marrë iniciativa që të ndërtohen disa fabrika brenda BE-së në mënyrë që blloku të mos jetë i varur nga importet për t’u imunizuar kundër virusit COVID-19.

Tiranapost.al