Lajme nga Bota

BE do të japë verdiktin për sigurinë e vaksinave Johnson & Johnson javën tjetër

BE do të japë verdiktin për sigurinë e vaksinave Johnson

Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA) ka lajmëruar se do të japë rekomandimin final për vaksinën amerikane Johnson & Johnson javës që vjen pasi të ketë konkluduar testet dhe të ketë studiuar rastet individuale të mpiksjes së gjakut të raportuara në SHBA.

“Teksa testimet ende vazhdojnë, EMA do të presë deri javën tjetër për të përllogaritur kostot dhe benefitet e përdorimit të kësaj vaksine dhe për të dhënë verdiktin përfundimtar në lidhje me rreziqet që shoqërojnë vaksinën”- ka shkruar EMA në një deklaratë të publikuar në faqen e saj zyrtare.

Në një anoncim tjetër, EMA ka thënë se do të kryejë teste të mëtejshme dhe për vaksinën AstraZeneca pasi ka marrë një rekomandim nga Komisionerja Europiane për Shëndetësinë Stella Kiriakidhis gjatë javës së kaluar, për investigimin e disa rasteve shqetësuese.

Fillimisht vaksina J&J u prit me shumë optimizëm si vaksina që mund të “shpëtonte” SHBA për shkak të kapaciteteve të kësaj kompanie për të prodhuar vaksina në masë, në një kohë rekord. Por, që në ditët e para të daljes së saj në treg janë raportuar 6 raste grash të cilat kanë pasur mpikje gjaku në ditët pas vaksinës, njëra prej të cilave ka gjetur vdekjen.

Kujtojmë se ditën e sotme kanë mbërritur në Greqi 33.200 vaksina të kësaj kompanie, ndonëse ajo ende nuk ka marrë “dritën jeshile” nga EMA.

Tiranapost.al