Lajme nga Bota

BE gjobit Apple me 1.8 miliardë euro për shkelje të ligjit

BE gjobit Apple me 1.8 miliardë euro për shkelje të ligjit

Bashkimi Evropian (BE) ka gjobitur Apple me 1.8 miliardë euro për shkelje të ligjit të konkurrencës, raporton sot BBC.

Gjoba është për të parandaluar Spotify dhe shërbimet e tjera të transmetimit muzikor që të njoftojnë përdoruesit për opsionet e pagesave jashtë Apple Store.

Vendimi i Komisionit Evropian u nxit nga një ankesë nga një shërbim suedez i transmetimit të muzikës për atë kufizim dhe tarifën 30 për qind të Apple.

Agjencia e BE-së për zbatimin e konkurrencës tha se Apple kishte abuzuar me pozicionin e saj dominues në treg për një dekadë.

Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian dhe Komisionerja e Konkurrencës Margrethe Vestager tha se Apple e bëri këtë duke “kufizuar zhvilluesit që të informojnë konsumatorët për shërbimet muzikore alternative dhe më të lira të disponueshme jashtë ekosistemit të Apple”.

“Kjo është e paligjshme. Sipas rregullave antitrust të BE-së, sot ne gjobitëm Apple me më shumë se 1.8 miliardë euro”, tha Vestager.

Ajo urdhëroi gjigantin amerikan të teknologjisë të heqë të gjitha kufizimet dhe të përmbahet nga praktika të ngjashme në të ardhmen.

Apple thotë se do të apelojë vendimin sepse nuk ka prova që konsumatorët janë dëmtuar.