Lajme nga Bota

BE “hakmerret” për dënimin e Navalny-t! Vendos sanksione të reja kundër Rusisë

BE “hakmerret” për dënimin e Navalny-t! Vendos sanksione

Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të BE, kanë rënë dakord për të sanksionuar Rusinë pas dështimeve të negociatave për lirimin e liderit opozitar Alexei Navalny, hetimin e helmimit të tij si dhe respektimin e të drejtave të njeriut për protestuesit në mbështetje të tij.

Sipas raportimeve të “DW” sanksionet e reja të BE konsistojnë në ngrirjen e pasurive të personave të lidhur me regjimin dhe ndalimin e qarkullimit të tyre në Europë. Gjithashtu në takim është vendosur rikthimi i sanksioneve ekonomike të 2014 që do të vështirësojnë tregtinë me Rusinë.

Kujtojmë se që pas incidenteve në zonën e Krimesë, Rusia ka qenë subjekt i sanksioneve të rrepta të BE, të cilat shkaktuan inflacion të madh në vend dhe rënie ekonomike drastike.

Tiranapost.al