Lajme nga Bota

BE-ja propozon të heqë përfundimisht dorë nga nafta ruse

BE-ja propozon të heqë përfundimisht dorë nga nafta ruse

Bashkimi Evropian po propozon të heqë totalisht dorë nga nafta ruse, sipas Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

“Më në fund, ne po propozojmë të heqim dorë totalisht nga nafta ruse. Le të jemi të qartë: nuk do të jetë e lehtë. Por ne thjesht duhet të punojmë për ta arritur këtë. Do të sigurohemi që ta heqim gradualisht naftën ruse në mënyrë të rregullt, për të maksimizuar presionin ndaj Rusisë, duke minimizuar ndikimin në ekonomitë tona”, shkuan ajo në Twitter.

Masat e tjera të propozuara përfshijnë:

-Vendosjen përpara përgjegjësisë të oficerëve të lartë ushtarakë dhe individë të tjerë që akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës në Bucha dhe ata që janë përgjegjës për rrethimin e Mariupolit

-ndalimi i tre transmetuesve shtetërorë rusë nga valët e BE-së.

-përjashtimin e SberBank – deri tani bankën më të madhe të Rusisë – nga sistemi i pagesave Swift, së bashku me dy banka të tjera të mëdha.

Von der Leyen po mban fjalën e saj në Parlamentin Evropian gjatë një diskutimi mbi paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë.