Lajme nga Bota

BE paralajmëron: Vaksina anti-Covid nuk do të mjaftojë për të gjithë Evropën deri në vitin 2022

BE paralajmëron: Vaksina anti-Covid nuk do të mjaftojë për

“Vetëm një pjesë e popullsisë së Bashkimit Evropian do të mund të vaksinohet kundër koronavirusit të ri para vitit 2022, nëse një vaksinë efektive do të vihet në dispozicion”.

Kështu janë shprehur zyrtarët e BE në një takim, ndërsa qeveritë mbeten të ndara në planet e vaksinimit.

Paralajmërimi vjen përkundër faktit se blloku prej 27 vendesh, me një popullsi prej 450 milionë banorësh, ka siguruar më shumë se 1 miliard doza të vaksinave potenciale COVID-19 nga tre prodhues të ilaçeve.  Ndërkohë është duke u negociuar rezervimi i një miliardë shisheve të tjera me kompani të tjera.

Ndërsa vendet përshpejtojnë një përplasje globale për të siguruar vaksinën, ekspertët paralajmërojnë që jo çdo vaksinë e mundshme mund të jetë efektive.

"Nuk do të ketë doza të mjaftueshme të vaksinave COVID-19 për të gjithë popullsinë para fundit të 2021", u tha një zyrtar i Komisionit Evropian diplomatëve nga shtetet e BE në një takim me dyer të mbyllura, ndërkohë që një person që e ndoqi takimin e ka bërë të ditur lajmin për “Reuters”.

Një zyrtar i dytë konfirmoi deklaratën, ndërkohë që zëdhënësit e Komisionit të BE nuk kanë qenë të gatshëm të komentojnë në lidhje me këtë deklaratë.