Lajme nga Bota

BE përjashton 3 shtete anëtare nga embargo-ja për naftën ruse

BE përjashton 3 shtete anëtare nga embargo-ja për naftën

Bashkimi Europian do lejojë tre shteteve anëtare që të mos ndalojnë importimin ndaj naftës ruse, sipas të Reuters.

Hungaria, Sllovakia dhe Çekia do të vijojnë blerjen e naftës ruse edhe pasi unioni të ketë miratuar embargon totale ndaj saj, si kundërpërgjigje për pushtimin e Ukrainës.

Sipas propozimit nga Komisioni Europian, Hungaria dhe Sllovakia do të vijojnë të blejnë naftë ruse deri në fund të vitit 2024, ndërsa Çekia deri në qershor 2024, nëse nuk do të arrijë të sigurojë një burim alternativ nga jugu i Europës.