Lajme nga Bota

BE shton sanksionet ndaj Bjellorusisë për të nxitur lirimin e Protasevich

BE shton sanksionet ndaj Bjellorusisë për të nxitur lirimin e

Bashkimi Europian ka miratuar ditën e sotme një paketë të re sanksionesh kundër regjimit të presidentit bjellorus Aleksander Lukashenko me objektivin “për të shkatërruar financiarisht” Minskun me qëllim që të binden për lirimin e disidentit dhe gazetarit opozitar Roman Protasevich.

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur ditën e sotme shtimin e 86 personave dhe sipërmarrjeve në listën e sekuestrimit të pasurive në Union si dhe ndalimin e udhëtimeve.

“Ne nuk do të sanksionojmë vetëm individë, por edhe sektorët e ekonomisë që janë të rëndësishme për regjimin. Ne duam të regjimi i Lukashenkos të rrënohet financiarisht”- ka thënë ministri i jashtëm gjerman, Heiko Mass në një deklaratë pas vendosjes së sanksioneve të reja.

“Sanksionet janë një mënyrë për të vendosur presion mbi qeverisë e Bjellorusisë dhe këto masa kanë për të shkaktuar dëm. Do të jenë një goditje substanciale për ekonominë bjelloruse”- ka thënë shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell.

Qëllimi i sanksioneve është që të ndalet eksporti i Bjellorusisë dhe financimet ndërkombëtare që shpeshherë përdoreshin për të financuar oligarkinë dhe mbajtjen në pushtet të Lukashenkos. Ndalimi i udhëtimeve ajrore mbi terrirotin bjellorus i ka shkaktuar vendit 200 milion dollarë humbje, një “gropë” financiare që u mbulua nga Kremlini me një hua me interes të ulët prej 500 milion dollarësh.

Objektivi i perëndimit është lirimi i Roman Protasevich dhe partneres së tij që u rrëmbyen nga fluturimi i Ryanair nga Athina në Vilnius. Protasevich është torturuar nga autoritetet bjelloruse dhe është detyruar të dalë në deklarata publike në mbështetje të regjimit.

Tiranapost.al