Lajme nga Bota

BE thërret ambasadorin rus për shpjegime në lidhje me ndalim-hyrjen e liderëve europianë

BE thërret ambasadorin rus për shpjegime në lidhje me

Bashkimi Europian ka thirrur ambasadorin rus në Bruksel për të dhënë shpjegime në lidhje me vendimin e Moskës që t’i ndalojë hyrjen në territorin e saj, liderëve të rëndësishëm europianë si kryediplomati Josep Borrell dhe Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli.

Në deklaratën e BE ku bëhej thirrja, ambasadori rus Vladimir Chizhov “të dënojë dhe të refuzojë këtë akt të paprecedent të shtetit rus”.

Kujtojmë se vendimi i Moskës ka ardhur pas shtimit të sanksioneve nga perëndimi në kundërpërgjigje të arrestimit të lideri opozitar Alexei Navalny dhe shtimit të prezencës ushtarake ruse në kufirin lindor të Ukrainës.

Për të ulur tensionet mes palëve, Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë thirrje që të organizohet një samit multilateral, ku Rusia dhe shtetet perëndimore të diskutonin sfidat e përbashkëta dhe sesi mund të manipulohen ato. Ende nuk është dhënë një përgjigje nga Moska për këtë propozim.

Tiranapost.al