Lajme nga Bota

Belgjika formon qeverinë e re pas ngërçit 16-mujor, Alexander De Croo emërohet kryeministër

Belgjika formon qeverinë e re pas ngërçit 16-mujor, Alexander

Belgjika formoi një qeveri të re të mërkurën, 16 muaj nga zgjedhjet.

Ministri i përkohshëm i Financave Alexander De Croo u emërua si Kryeministri i ri.

“Reuters” shkruan se pas disa javësh bisedimesh, shtatë parti ranë dakord të formonin një koalicion për të zëvendësuar administratën e përkohshme të Sophie Ëilmes, e cila u emërua në fillim të pandemisë së koronavirusit në mars.

Belgjika nuk ka pasur një qeveri të plotë që nga dhjetori i 2018-ës, kur u shemb koalicioni me katër parti.

Qeveria e De Croo do të fillojë zyrtarisht punën të enjten kur ai dhe kolegët e tij ministra të betohen nga Mbreti Philippe.

"Ne kemi bërë atë që dukej e pamundur për një kohë të gjatë në vendin tonë, përkatësisht formimin e një qeverie federale", tha De Croo në një deklaratë të shkurtër për gazetarët.