Lajme nga Bota

Belgjika ndalon TikTok-un për punonjësit e qeverisë federale

Belgjika ndalon TikTok-un për punonjësit e qeverisë federale

Punonjësit e Qeverisë federale belge nuk do të lejohen më të përdorin aplikacionin TikTok në telefonat e tyre të punës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri belg, Alexander De Croo.

De Croo tha se Këshilli belg i Sigurisë Kombëtare kishte paralajmëruar për rreziqet që lidhen me sasitë e mëdha të të dhënave të mbledhura nga TikTok, e cila është në pronësi të firmës kineze ByteDance, dhe faktin që kompanisë i kërkohet të bashkëpunojë me shërbimet e inteligjencës kineze.

“Kjo është arsyeja pse është logjike të ndalohet përdorimi i TikTok-ut në telefonat e ofruar nga Qeveria federale. Siguria e informacionit tonë duhet të mbizotërojë”, tha ai.