Lajme nga Bota

Belgjika pranë një 'Cunami' nga pandemia: Lokalet dhe restorantet mbyllen për 4 javë!

Belgjika pranë një 'Cunami' nga pandemia: Lokalet dhe

Ministri i Shëndetësisë në Belgjikë Frank Vandenbroucke ka përdorur termin Cunami lidhur me situatën e koronavirusit. Në një dekalratë për shtyp ai tha se rastet e reja me të infektuar janë afër një Cunami, ku autoritetet nuk do mund të kontrollojnë më pandeminë.

Për këtë arsye të gjitha baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura për katër javë. Ministri tha se masa është më se e nevojshme për të frenuar infeksionin.

Belgjika pranë një 'Cunami' nga pandemia: Lokalet dhe

Belgjika është një nga vendet më të goditura gjatë valës së parë të koronavirusit në Europë. Në përgjithësi, ka vendin e tretë më të lartë të vdekjeve të lidhura me Covid për 100 mijë njerëz në mbarë botën, pas Perusë dhe San Marinos, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Masat e reja në Belgjikë do jenë në fuqi nga e hëna. Vetëm një anëtar nga famlja do të lejohet të dalë nga shtëpia ndërsa punonjësit po inkurajohen të punojnë nga shtëpitë.

Shtetrrethimi është në fuqi nga mesnata deri në orën 5 të mëngjesit deri në muajin tjetër, dhe shitjet e alkoolit janë të ndaluara pas orës 20:00.

Ministri Vandenbroucke e përshkroi situatën në kryeqytetin Bruksel dhe në jug të vendit si "më të rrezikshmen në të gjithë Evropën".

'Qeveria ka vetëm një mesazh për publikun: mbrohuni, mbroni të dashurit tuaj, në mënyrë që të mos infektoheni', tha ai.