Lajme nga Bota

Bën testin e tretë: Presidenti i Brazilit vazhdon të dalë me koronavirus

Bën testin e tretë: Presidenti i Brazilit vazhdon të dalë me

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka dalë sërish pozitiv në testin e koronavirusit për herë të tretë, edhe pse kanë kaluar më shumë se dy javë që kur bëri testin e parë dhe mësoi se ishte infektuar. Me 7 korrik ai përjetoi simptoma të koronavirusit dhe vendosi të bënte testin ku rezultoi pozitiv.

Megjithatë mediat shkruajnë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Të dielën e kaluar ai u shfaq jashtë pallatit presidencial, ku përshëndeti përkrahësit nga distanca.

Presidenti i Brazilit jo në pak raste ka ngjallur reagime të shumta pasi ka thënë se koronavirusi është thjesht një grip apo ftohje. Nëse do infektohej vetë, Bolsonaro ka thënë më herët se nuk do i ndodhte asgjë: Nuk do më bëjë asgjë, thjesht grip, unë kam qenë atlet!

Brazili është vendi i dytë me më shumë të prekur nga koroanvirusi: Janë konfirmuar më shumë se 2.1 milionë raste.