Bënë dasmë me 150 të ftuar në Greqi, mbi 20 dasmorë të infektuar mes tyre nusja dhe dhëndri

E Diel 2 Gusht 2020, 12:57
TiranaPost
Një dasmë në Selanik me 150 të ftuar ka infektuar 21 dasmorë, përfshirë edhe nusen e dhëndrin. Dasma është bërë në Selanik, por mendohet se pacienti zero ka qenë një i ftuar nga Gjermania.
Ceremonitë që mbledhin shumë njerëz janë të ndaluara përfshi dasmat dhe ceremonitë mortore. Jo pak njerëz i kanë anuluar organizimet e mëdha, pavarësisht planeve, për të shmangur infektimin.
Deri tani në Greqi ka 4587 të infektuar në total dhe 206 viktima.