Benedikti ndryshon deklaratën, pranon që ka marrë pjesë në takimin ku u diskutua për një prift abuzues në vitin 1980, në Mynih

Ish Papa Benedikti XVI ka pranuar që ka qenë prezent në një takim të bërë në vitin 1980 ku u diskutua për një prift që abuzonte me fëmijët, duke hedhur poshtë mohimin e tij të mëparshëm të cilin e konsideroi si "një gabim në redaktimin e deklaratës së tij".
Një hetim i pavarur për abuzimin nga kleri katolik në Kryedioqezën e Mynihut, ku Benedikti ishte kryepeshkop nga viti 1977 deri në vitin 1982, u hap javën e kaluar.
Sekretari privat i Benediktit i hodhi poshtë akuzat. Ndërkohë ditën e sotme në një deklaratë për Agjencinë Katolike të Lajmeve ishte po sekretari i tij, Kryepeshkopi Georg Gänsëein, i cili tha se gabimi "nuk ishte bërë me qëllim keqdashës", por ishte "rezultat i një gabimi në redaktimin editorial të deklaratës së tij për hetimin e pavarur të porositur nga Kryepeshkopata e Mynihut-Freising”.
Atij i vjen "shumë keq" për këtë dhe kërkon falje, tha Gänsëein.
Benedikti, tani 94 vjeç, u bë Papa i parë ndër shekuj që dha dorëheqjen në vitin 2013, shoqëruar me disa skandale të tjera, më i fundit ky sipas të cilit dështoi për të parandaluar dhe ndëshkuar abuzimin seksual të katër fëmijëve nga një prift.