Lajme nga Bota

Berlin/ Qindra të arrestuar në protestat kundër vaksinave dhe masave anti-COVID

Berlin/ Qindra të arrestuar në protestat kundër vaksinave dhe

Më shumë se 600 protestues janë arrestuar ditën e djeshme në kryeqytetin gjerman të Berlinit pasi morën pjesë në manifestimet e dhunshme kundër vaksinimit dhe masave anti-COVID.

13 demonstrata në zona të ndryshme të Berlinit u organizuan ditën e djshme dhe Policia ka ndërhyrë me dorë të hekurt pasi një Gjykatë i shpalli tubimet të jashtëligjshme për shkak se nuk respektonin distancën sociale dhe masat e tjera për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Mbi 20 mijë njerëz kanë marrë pjesë në protestat dhe sipas Policisë ata nuk mbanin maska dhe as ruanin distancat sociale dhe në disa raste janë përgjigjur agresivisht kur kanë parë prezencë të forcave të rendit.

Berlin/ Qindra të arrestuar në protestat kundër vaksinave dhe

Fillimisht janë bërë thirrje për shpërndarjen e turmave dhe pasi protestuesit nuk u bindën, Policia ka hedhur mbi ta ujë me presion si dhe ka përdorur ekipet speciale për të çarë mes njerëzve dhe për të arrestuar organizatorët e protestës.

Sipas mediave gjermane, një 49-vjeçar që kishte udhëtuar së bashku me të birin nga rajoni i Rhineland-it për të marrë pjesë në protestë ka vdekur pasi ka rënë në një barrierë përgjatë konfuzionit të krijuar gjatë përplasjeve mes Policisë dhe protestuesve. Një Gjykatës i Berlinit ka urdhëruar hetim të plotë të shkaqeve të vdekjes të protestuesit.

Berlin/ Qindra të arrestuar në protestat kundër vaksinave dhe

Protestuesit i kanë quajtur masat anti-COVID “fashizëm” dhe pankarta që ishte më e përhapur shkruan “Thuaji JO Diktaturës së Koronavirusit”. Gazetarët prezentë për të mbuluar protestën kanë raportuar se shumë protestues i kanë ofenduar dhe kanë tentuar t’i dhunojnë për shkak të profesionit dhe një pjesë e madhe e tyre janë shprehur se mediat janë ato që përhapin panikun dhe lajmet e rreme për koronavirusin.

Berlin/ Qindra të arrestuar në protestat kundër vaksinave dhe

Jorg Reichel i Sindikatës së Gazetarëve Gjermanë është dërguar në spital pasi është goditur nga protestuesit ditën e djeshme dhe është hedhur nga biçikleta me të cilën qarkullonte. Sipas Reichel, fotoja e tij ishte shpërndarë paraprakisht në grupet e rrjeteve sociale të protestuesve ku e përshkruanin si një “gënjeshtar që tregton frikë”.

Berlin/ Qindra të arrestuar në protestat kundër vaksinave dhe

Në reagim të protestës, Wolfgang Shauble, kryetari i parlamentit gjerman është shprehur: “Në rast se të gjithë ekspertët në glob thonë se koronavirusi është i rrezikshëm dhe vaksinat ndihmojnë, kush ka të drejtën të thotë ‘unë di më mirë se ata?’. Për mua protestat janë një arrogancë e një niveli të padurueshëm. Shihni të dhënat shkencore. Nuk mund të shkojmë në rrugën e gabuar për shkak të disa slloganeve të kota”.

Berlin/ Qindra të arrestuar në protestat kundër vaksinave dhe

Tiranapost.al