Lajme nga Bota

Berlini pritet të dërgojë trupa në Bosnje për herë të parë pas një dekade

Berlini pritet të dërgojë trupa në Bosnje për herë

Qeveria gjermane i hapi rrugën të mërkurën dërgimit të trupave për misionin paqeruajtës të BE-së në Bosnje për herë të parë prej një dekade, ndërsa rriten shqetësimet për paqëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor për shkak të luftës në Ukrainë, raporton VOA.

Luftimet janë qindra kilometra larg Bosnjës, por vendi përballet me një lëvizje separatiste gjithnjë e më aktive nga serbët e Bosnjës, që analistët thonë se ka mbështetje të heshtur nga Moska.

Vetëm disa ditë pasi filloi agresioni rus në Ukrainë, BE-ja vendosi ta rrisë forcën e saj paqeruajtëse EUFOR nga 600 në 1100 trupa, duke dërguar rezerva për të shmangur paqëndrueshmërinë e mundshme.

Berlini ra dakord të dërgojë deri në 50 trupa për EUFOR-in, duke shënuar rikthimin tek kjo forcë për herë të parë që në vitin 2012.

Disa nga trupat do t’u bashkohen të ashtuquajturave ekipe të ndërlidhjes dhe vëzhgimit në gjithë vendin në ndihmë të komandës së EUFOR-it, ndërsa të tjerat do të vendosen në Sarajevë.

Vendimi përfundimtar për dislokimin i takon parlamentit gjerman.

Burimi: VOA