Bernard Arnault nën hetim nga prokuroria franceze për pastrim parash
E Premte 29 Shtator 2023, 17:32
TiranaPost
Miliarderi francez dhe pronar i shtëpisë së modës “LVMH”, Bernard Arnault, është nën hetim nga drejtësia, raporton CNN duke cituar zyrën e prokurorit të Parisit.
Njeriu i dytë më i pasur në botë është nën hetimin e autoriteteve gjyqësore pas raportimeve për pastrim parash me një biznesmen rus. Sipas zyrës së Prokurorisë së Parisit, një hetim paraprak tashmë është duke u zhvilluar pas një raporti nga TRACFIN, një agjenci e qeverisë franceze kundër pastrimit të parave.
Miliarderi francez Bernard Arnault dhe oligarku rus Nikolai Sarkisov janë nën hetim për pastrim parash në një resort luksoz alpin, sipas prokurorëve të Parisit, raporton France24.