Lajme nga Bota

Betejë e ashpër mes konservatorëve në Gjermani për të marrë “fronin” e Merkel-it

Betejë e ashpër mes konservatorëve në Gjermani për

Është ashpërsuar beteja brenda faksionit konservator në Gjermani, teksa edhe lideri i CDU dhe ai i CSU-së bavareze, po tentojnë të shpallen kandidat për kryeministër nga aleance e tyre politike.

Ka qenë lideri bavarez, Marcus Soder, ai që ka shpallur ditën e dielë se synon të kandidojë për kryeministër, pasi vuri re se në sondazhe renditet më lart se Armin Laschet, kreu i CDU-së që mori këtë post në muajin Janar, por që pësoi disfata të thella në zgjedhjet e para rajonale nën drejtimin e tij.

Kriza politike ka lindur natyrshëm, teksa zëvendësimi i Angela Merkel e cila qeveris vendin që prej vitit 2005 është një sfidë tejet e madhe për shkak të personalitetit të saj.

Në përgjigje të kërkesës së Soder që ka thënë se “kërkon maksimalizim të votave të konservatorëve dhe prezantimin sa më të mirë të tyre në zgjedhje”, është përgjigjur Laschet, i cili ka thënë se “vazhdon i palëkundur të synojë kandidimin për kancelar” dhe se për të arritur këtë është esencial “uniteti mes CDU-së dhe CSU-së”, duke sinjalizuar kështu se sfida e Soder shërben për destabilizimin e partisë dhe përçarjen e saj përpara zgjedhjeve të 26 Shtatorit që nuk e rendisin favorshëm.

Edhe liderët e tjerë të CDU-së nuk kanë vonuar të rreshtohen në mbështetje të liderit të porsazgjedhur, ndonëse sondazhet tregojnë se Soder do të ishte më i suksesshëm. Megjithatë, refuzimi pa një proces më të hapur rrezikon që CSU të mos mobilizohet për zgjedhjet aq sa duhet.

Kujtojmë se CDU-CSU prej 8 muajsh ndodhen në rënie të lirë në sondazhet e opinionit publik dhe në rast se trendi statistikor vazhdon, atëherë Gjermania rrezikon të qeveriset nga një qeveri e ekstremit të majtë, çka nuk ka ndodhur prej disa dekadash.

Tiranapost.al