Lajme nga Bota

Bianca Balti: Kanceri më bëri ta dua jetën edhe më shumë

Bianca Balti: Kanceri më bëri ta dua jetën edhe më

Modelja e njohur Bianca Balti ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh prekës për betejën e saj me kancerin, duke e cilësuar atë si një përvojë që i ka ndryshuar jetën. “Dita kur kanceri hyri në jetën time, u ndjeva si e dënuar me vdekje, por tani që kam përfunduar kimioterapinë, mund të them se gjatë këtyre muajve jam ndier po aq e gjallë sa gjithmonë”, shkruan ajo.

Bianca Balti: Kanceri më bëri ta dua jetën edhe më

Postimi i saj është një himn i vërtetë ndaj jetës, duke e bërë edhe më domethënëse Ditën Botërore kundër Kancerit, e cila më parë për të ishte thjesht një datë pa shumë peshë. “Nuk e kam marrë më si të mirëqenë jetën time, dhe mirënjohja ime ka arritur kulmin”, rrëfen Balti.

Bianca Balti: Kanceri më bëri ta dua jetën edhe më

Në vitin 2021, modeles iu diagnostikua prania e gjenit BRCA1, që rrit rrezikun për disa lloje kanceri, ndaj në dhjetor 2022 ajo iu nënshtrua një mastektomie parandaluese të dyfishtë. Megjithatë, më 8 shtator 2024, u diagnostikua me kancer ovarian.



“Përvoja ka qenë e vështirë dhe ende nuk ka përfunduar, por nuk do të doja ndryshe”, shprehet ajo. “Thuhet se ‘çfarë nuk të vret, të bën më të fortë’, por për mua, ajo që nuk më vrau, më bëri ta dua jetën edhe më shumë.”